Ambasadorja e Francës në OKB: Zgjedhjet lokale s’ofrojnë zgjidhje afatgjate, të bëhet asociacioni

27 prill 2023 | 17:55

Zëvendëspërfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit, Nathalie Broadhurst, ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e një rëndësie të veçantë.

Ajo ka thënë e për statutin e asociacionit do të flasin edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçië në takimin e 2 majit në Bruksel.

“Realizimi i asociacionit të komunave është kritik. Takimi Kurti-Vuçiq do të përfshijë biseda për statutin e asociacionit. Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve, Franca mbetet e përkushtuar në pritjet e saja për përkushtim nga dy palët, sa i përket perspektivës evropiane. Duhet të shmangen konfliktet për të mos u shkatërruar arritjet. Palët të përmbahen nga gjuha e ashpër”, ka thënë diplomatja franceze.

Ajo ka përshëndetur faktin që në organizimin e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës s’ka pasur tensione, megjithatë ka thënë se ato nuk afrojnë zgjidhje afatgjate.

Sipas diplomates franceze, prioritete duhet të jenë asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucione.

“Zgjedhjet e mbajtura në veri kanë shkuar pa incidente. Shprehim mirënjohje për Qeverinë e Kosovës për diçka të tilla. Në këtë kontekst zgjedhjet s’mund të paraqesin zgjidhje afatgjate. Prioritet duhet të jetë Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës”, ka thënë ajo.

Në fund ka thënë se presidenti Emmanuel Macron mbetet i përkushtuar në ofrimin e mbështetjes për arritjen e paqes dhe stabilitetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se…