Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi për dinarin: Duhet të hapen mundësitë për furnizimin e njerëzve me para

08 mars 2024 | 16:36

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka deklaruar se çështja e ndalimit të dinarit serb si monedhë legale në Kosovë duhet të zgjidhet në interes të popullit të Kosovës dhe se duhet të ketë një “periudhë tranzicioni” për zbatimin e këtij vendimi.

“Duhet të hapen mundësitë për furnizimin e njerëzve me para”, ka thënë Konrad për “Blic”-in serb.

Konrad është shprehur se Bashkimi Evropian është shumë i përfshirë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke përmendur takimet e Brukselit dhe vizitën e Miroslav Lajçak në Prishtinë.

Konrad ka thënë se Gjermania e përkrah këtë proces dhe se Bashkimi Evropian tashmë është i përfshirë.

Megjithatë, ajo ka shpjeguar se BE-ja mund të inkurajojë një zgjidhje dhe të hapë mundësinë për dialog, por se nuk mund të paraqesë një zgjidhje përfundimtare, pasi kjo i takon Kosovës dhe Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arijan Ademi nuk do të luajë më për Maqedoninë e…