Ambasadorja e Holandës në Kosovë vlerëson punën e BQK-së

08 gusht 2019 | 17:32

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur të enjten në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Duke shprehur mirënjohjen e lartë për vizitën në BQK, guvernatori Mehmeti ka njoftuar ambasadoren Willems për zhvillimet ekomomike dhe lidhur me zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Gjithashtu, guvernatori ka njoftuar ambasadoren Willems për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiarë, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar ambasadoren për vizitën dhe përkrahjen e shtetit holandez për mbështetjen e Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve të ndryshme.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems ka vlerësuar lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar, si dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për përkrahje të mëtejmë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy njerëz kanë humbur jetën nga një shpërthim në një…