Ambasadorja e Izraelit me bluzë të Kosovës: Pres një ndeshje të madhe, fitoftë më i miri
12 nëntor 2023
| 17:42
Ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv është shfaqur me bluzë të ekipit kosovar të futbollit në një video të publikuar në “X”.
Ziv iu ka uruar fat Kosovës dhe Izraelit, që sonte luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
“Të dashur miq nga Izraeli në Kosovë, sonte në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë Kosova do ta presë Izraelin”, tha ambasadorja Ziv.
Ajo shfrytëzoi këtë rast për ta përgëzuar Kosovën që së fundmi u votua të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2023.
Ndërsa për sonte, ambasadorja izraelita tha se pret “një ndeshje të madhe”, duke uruar që të fitojë “ekipi më i mirë”.