Ambasadorja e Izraelit vizitoi RTK-në
17 dhjetor 2019
| 19:32
Pas pjesëmarrjes në ceremoninë për turbinat e erës si një nga investimet më të mëdha të Izraelit jashtë vendit, Ambasadorja e këtij shteti me seli në Beograd, Alona Fisher Kamm, vizitoi RTK-në. Ambasadorja u prit nga drejtori i përgjithshëm Ngadhnjim Kastrati.
Gjatë takimit ata biseduan për situatën e RTK-së si transmetues publik si dhe për zhvillimet aktuale.
Ambasadorja izraelite u njoftua edhe për projektet e realizuara nga RTK-ja, për filmin dokumentar për strehimin e hebrenjve nga kosovarët si dhe për një projekt të ri që është duke u realizuar me tematikë të njëjtë.