Ambasadorja e re e ShBA-së tregon tri prioritet për Shqipërinë

30 janar 2020 | 21:50

Pasi takoi drejtuesit e institucioneve të reja të Drejtësisë në Shqipëri, ambasadorja e re Amerikane, Yuri Kim ka mbledhur disa prej politikanëve duke mbajtur edhe një fjalim.

Në fjalën e saj ambasadorja ka bërë me dije edhe tri prioritetet që ka për Shqipërinë duke i prezantuar ata gjatë një koktej të zhvilluar në ‘Roger’; ndihma për forcimin e aleancës me NATO-n, zhvillimi demokratik dhe rritja e investimeve të huaja.

Megjithatë ambasadorja Yuri Kim është shprehur se Shqipëria pikë së pari duhet të çrrënjoset korrupsionin.

“Unë kam tri prioritete: Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Së dyti, ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive. Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Të tria këto kërkojnë që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit”, ka thënë Kim.

Më pas Yuri Kim u ndal edhe tek marrëveshja e palëve politike në vend për Reformën zgjedhore duke thënë se kjo ishte diçka e duhur.

“Iu bëj thirrje drejtuesve shqiptarë – pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo – që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit. I përgëzoj partitë e opozitës jashtë kuvendit që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore, dhe i përgëzoj ata brenda në kuvend që u siguruan që në tryezë të kishte gjithmonë hapësirë për dialog të hapur”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten pasdite në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur…