Ambasadorja e ShBA-së në NATO: Duam ta ndalim luftën dhe ta bëjmë Rusinë që ta lëshojë Ukrainën

15 mars 2022 | 15:34

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk e kanë në tavolinë idenë që të vendoset një zonë jo fluturuese mbi Ukrainë.

Ajo ka thënë se ShBA-ja e kanë një qëllim të madh që lufta të ndalet dhe ta bëjnë Rusinë që ta lëshojë Ukrainën.

Diplomatja amerikane në një telekonferencë me gazetarë edhe një herë ka potencuar se Uashingtoni i mbetet besnik artikullit V të NATO-s se sulmi ndaj njërit anëtar është sulmi ndaj të gjithëve.

“Amerika do ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, ka thënë Smith.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimit (BSK) ka bërë me dije se…