Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri: Askush mbi ligjin, pandëshkueshmëria të marrë fund
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim, kur është pyetur të premten nga mediet për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklarata e bërë nga sekretari i Shtetit, Antony Blinker.
“Nuk kam asgjë për të shtuar përveç atë që ka thënë Blinken” ka thënë ajo, duke shtuar se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinken ku ankimohet vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për shpalljen e tij “non grata”.
“Nuk ia kam idenë se çfarë po flisni”, ka thënë ambasadorja amerikane.
Lidhur me mesazhin që ShBA-ja kërkon të japë me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Berisha, ambasadorja Kim është shprehur se Shqipëria po ndryshon dhe pandëshkueshmëria duhet të marrë fund.
“Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Është anëtare e NATO-s. Do të jetë në BE. Është një aleate dhe mike e ShBA-së. Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë i pastër dhe një vend i pasur. Të shkosh atje asnjë nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të shkojnë në fund. Dhe të gjithë duhet të punojmë. Nuk është projekt i ShBA-së dhe i juaj, por është i përbashkët i dy popujve tonë”, ka thënë ambasadorja Kim.