Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri i mblodhi në një darkë ish-ministrat e jashtëm

09 qershor 2022 | 21:36

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, i mblodhi në një darkë ish-ministrat e jashtëm, në mesin e tyre edhe Ilir Metën president në largim.

“Nga darka e veçantë që ambasadorja Yuri Kim shtroi mbrëmë, duke mbledhur së bashku të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991: Ilir Bocka, Tritan Shehu, Arian Starova, Paskal Milo, Arta Dade, Ilir Meta, Kastriot Islami, Lulzim Basha, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Aldo Bumci, Ditmir Bushati, and Olta Xhacka. Pavarësisht keqardhjes që Muhament Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj nuk mundën të merrnin pjesë, mbrëmja ishte një takim i përzemërt, i ngrohtë dhe miqësor”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Shqipëri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të udhëtojë…