Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri: Rol të madh në kapjen e drogës luajti edhe DEA
18 maj 2021
| 13:57
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas kapjes së 400 kilogramëve kokainë në Kosovë.
Kimi ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se kapja e drogës ditën e djeshme ka ndodhur si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe ShBA-së.
Diplomatja amerikane, ka thënë se në aksion ka luajtur rol të madh edhe Agjencia Federale e Anti-Drogës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA), si dhe Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri të njohur (SPAK).