Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë bisedon me diasporën shqiptaro-amerikane
Ambasadorja e ShBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane.
Takimi është bërë publik nga ambasada e ShBA-së në faqen e saj zyrtare, ndërsa është theksuar se në takim është diskutuar për marrëdhëniet ShBA-Shqipëri dhe përparësitë e ambasadës për fushatën e demokracisë.
Ambasadorja Kim ka përgëzuar anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i ka nxitur ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.
“Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet ShBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Shqipëri.