Ambasadorja e Suedisë konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit

15 shkurt 2021 | 15:56

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, ku ka diskutuar për rolin dhe fushëveprimin e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Havolli e ka njoftuar ambasadoren suedeze për punën e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, procesin e deklarimit të pasurisë si aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit.

Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për iniciativat e realizuara për ndryshimet dhe avancimet në kornizën ligjore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ambasadorja Hernmarck Ahliny, ka vlerësuar punën dhe progresin e arritur nga AKK-ja dhe ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen të Ambasadës dhe të shtetit të Suedisë për Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Drejtori i AKK-së, Havolli ka falënderuar Ambasadoren Hernmarck Ahliny për përkrahjen e Qeverisë së Suedisë përmes mbështetjes së Projektit “Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë (SAEK III)”, të implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas dorëheqjes së…