Ambasadorja gjermane: Rastet e Ukrainës dhe Kosovës, dy situata krejtësisht të ndryshme
02 tetor 2022
| 12:15
Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, deklaroi se rastet e Ukrainës dhe Kosovës janë “dy situata fillestare krejtësisht të ndryshme”.
Kësisoj, ajo i është përgjigjur pyetjes se si e ka kuptuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se shumë vende që i referohen Kartës së OKB-së në rastin e Ukrainës, ajo është shkelur në rastin e Serbisë, shkruan Kosovonline.