Ambasadorja Ines Demiri falënderon eurodeputetin Mandl për angazhimin e tij për Kosovën

23 korrik 2023 | 19:18

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se është takuar me mikun e madh të vendit tonë, Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian.

Demiri, në një postim në Facebook, ka falënderuar eurodeputetin austriak për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për Kosovën.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sërish në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem mikun e madh të Kosovës, z. Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian. E falënderova z. Mandl për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për shtetin tonë”, shkruan Demiri në Facebook

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar është gjobitur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,…