Ambasadorja izraelite prezanton planin operacional të sulmit të Iranit ndaj Izraelit
15 prill 2024
| 12:52
Mbrëmjen e së shtunës Irani ka kryer një sulm ajror ndaj Izraelit.
Ndërsa sot (e hënë), ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamara Ziv, ka prezantuar planin operacional të këtij sulmi.
Ziv ka thënë se plani i Iranit shfaqi qëllimin keqdashës ndaj Izraelit.
Në planin e prezantuar thuhet se janë përdorur 170 dronë, 120 raketa balistike dhe 30 raketa lundruese.
Raketat janë ndaluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës.