Ambasadorja izraelite uron besimtarët katolikë: Ju uroj paqe, shëndet, lumturi e begati
24 dhjetor 2023
| 17:34
Sonte besimtarët katolikë në mbarë botën nisin kremtën e Krishtlindjes.
Me këtë rast, ambasadorja e Izraelit, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët e krishterë në Kosovë për këtë festë.
“Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, thuhet në urimin e saj.
Në mesnatë në katedralen Shën “Nënë Tereza”, mbahet mesha qëndrote e Kërshëndellave.
Kjo meshë do të udhëhiqet nga Imzot Dodë Gjergji. Ai me këtë rast do të jap edhe mesazhin për festën më të madhe katolike.