Ambasadorja Kiliç mbetet nën kujdesin intensiv
17 nëntor 2018
| 12:34
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç, vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv në QKUK pas aksidentit të mbrëmshëm në komunikacion.
Këtë për “klankosova.tv” e konfirmoi mjeku, Agron Çitaku, i cili mbrëmë e kishte trajtuar ambasadoren, njofton Klan Kosova.
“Unë e kam pranuar dje rastin dhe e kam mbikëqyrë gjendjen, pastaj ka ardhur ndërrimi tjetër. Momentalisht nuk kam informacione pasi që ambasadorja gjendet nën kujdesin intensiv e jo në urgjencë”, ka deklaruar ai.
Si pasojë e aksidentit ku ishte e përfshirë edhe Kiliç, humbën jetën katër persona.