Ambasadorja Kim: Askush nuk duhet të shesë apo të blejë vota, po vëzhgojmë situatën në Himarë

14 maj 2023 | 16:48

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar për të monitoruar zgjedhjet lokale në Vlorë. Ajo tha se do të ndalet në disa qytete të tjera për të parë nga afër procesin e votimit.Një koment e ka pasur edhe për Himarën, ku një prej kandidatëve, më konkretisht Fredi Beleri i koalicionit “Bashkën Fitojmë”, ndodhet në burg.

Kim e pati të qartë mesazhin e saj duke thënë se askush nuk duhet të shesë apo të blejë vota, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të reagojnë bazuar mbi ligjin.

“Jam një nga vëzhguesit ndërkombëtarë të shumtë. Situata deri në këto momente duket se po shkon mirë, por jam një nga personat, do duhet të presim të dëgjojmë të gjitha vëzhgimet. Duhet të presim për raportimet nga ODIHR. Po ndalemi në të gjithë vendin, isha në Nivicë dhe Selenicë dhe do shkojë në disa vende të tjera. Ne po shikojmë situatën edhe në Himarë. Nuk duhet të ketë asnjë presion, askush nuk duhet të shesë apo të blerë votën, është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme në çdo situatë”, tha Kim.

Ajo përveçse si vëzhguese, është treguar edhe këshilluese ndaj komisionerëve, të cilëve iu është lutur të raportojnë çdo incident të mundshëm pavarësisht përkatësisë politike.

Ambasadorja, ndryshe nga vitet e tjera ku ajo dhe kolegët e saj kanë vëzhguar zonën e Tiranës ose përreth, këtë vit ka zgjedhur Vlorën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luciano Spalletti padyshim ka qenë arkitekti i këtij Napoli të…