Ambasadorja Kim: Do të ketë persona të tjerë “non-grata” në Shqipëri

10 nëntor 2021 | 15:32

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur për disa nga temat më aktuale përfshirë politikën dhe drejtësinë në Shqipëri.

Kim ka folur edhe se a mund të ketë persona të tjerë “non-grata” që mund të shpallen nga ShBA-ja.

“A do ketë shpallje të tjera? Të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë”, ka thënë ambasadorja Kim në një intervistë për “Top Channel”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në sektorin e bujqësisë…