Ambasadorja Nita Shala ia dorëzon letrat kredenciale presidentit italian
03 tetor 2024
| 16:31
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala, dje ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.
Në njoftimin e ambasadës është thënë se me këtë veprim, Shala e ka filluar zyrtarisht detyrën e saj të përfaqësimit të Kosovës në Italinë mike.
“Gjatë bashkëbisedimit me Presidentin Mattarella, Ambasadorja Shala shprehu përkushtimin e saj të plotë për të çuar përpara marrëdhëniet veçse të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Itali.