Ambasadorja shqiptare në Izrael: Të na kontaktojnë shtetasit nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia

08 tetor 2023 | 14:47

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe ndodhet në aeroportin e Tel Aviv.

Nga atje,  ajo ka bërë me dije se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli.

“Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi. Me porosi të ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kallëzim penal është ngritur ndaj ministres së ministrisë së…