Ambasadorja Stjernvall rikonfirmon mbështetjen për procesin integrues të Kosovës
31 maj 2019
| 18:32
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Mustafa e ka njoftuar ambasadoren Stjernvall në lidhje me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike.
Po ashtu, kryetari Mustafa e ka falënderuar shtetin e Finlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Finlandën.
Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall, ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe ka vlerësuar rolin konstruktiv të LDK-së në proceset e Kosovës.
Njëkohësisht ka rikonfirmuar zotimin e shtetit të Finlandës për përkrahjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
/Epoka e re/