Ambasadorja turke shpreh gatishmërinë të mbështes shoqatat e grave në Skenderaj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç.
Jashari ka treguar se ka pasur një bisedë shumë miqësore me ambasadoren turke, me të cilën ka diskutuar për mundësi të bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës Turke në Prishtinë.
Ambasadorja Kiliç u shpreh e gatshme të mbështes shoqatat e grave, me anë të trajnimeve profesionale në fusha të caktuara, nxënësit e shkollave të mesme, studentët tanë me bursa studimi, por edhe në iniciativa të tjera në sektorë të bujqësisë.
“Për këtë, natyrisht se i shpreha falënderim dhe e sigurova se do të jemi në shërbim të tyre sa i përket organizimit të sesioneve informuese që do t’i organizojmë me shoqatat e grave, për programet që Ambasada Turke do të ofrojë kurse dhe trajnime profesionale”, ka thënë kryetari Jashari.
/Epoka e re/