Ambasadorja turke viziton Komunën e Vushtrrisë
23 mars 2018
| 12:56
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, ka vizituar të premten Komunën e Vushtrrisë.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se me ambasadoren Kiliç kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së Turqisë për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në bujqësi, kulturë, arsim dhe fusha tjera.
“Po ashtu në këtë takim e njoftuam ambasadoren turke për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitor të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët”, ka thënë Tahiri.