Amber Heard gjen përsëri dashurinë dy vjet pas divorcit me Johnny Depp

09 qershor 2019 | 17:42

Vetëm dy vjet pas divorcit të shumëpërfolur me Johnny Depp, Amber Heard ka gjetur sërish dashurinë.

Aktorja 33-vjeçare është lidhur më një të dashur, 8 vite më të ri.

Heardi është takuar me modeluesin Milos Drago me anë të miqve të përbashkët rreth 7 javë më parë në një hotel në Nju Jork.

“Ata kanë qenë të pandashëm që nga ajo kohë”, ka thënë një burim.

Së fundmi, çifti është fotografuar duke shijuar një darkë me miqtë dhe familjarët e Herad në një restorant në Malibu.

“Kjo është një marrëdhënie tërësisht ndryshe për të. Johnny ishte shumë më i madh dhe martesa e tyre ishte e paqëndrueshme. Milos është i ëmbël dhe i dashur. Janë shumë të lumtur së bashku”, ka thënë ky burim.

Martesa 2-vjeçare e Heardi me aktorin 55-vjeçar ka përfunduar në janar 2017 mes pretendimeve se Johhny e ka dhunuar dhe ishte përpjekur ta mbyste.

Deppi i ka mohuar pretendimet dhe ka ngritur një akuzë për shpifje ndaj Amberit. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie, ka vizituar një kamp refugjatësh…