Amber Heard ka gjetur qetësi tashmë, aktorja në pritje të ëmbël…
Një përfaqësues i aktores konfirmoi lajmin për shtatzëninë e saj të dytë dhe,,.
Amber Heard ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pas ndarjes nga Johnny Depp në vitin 2016. Pas kësaj ndarjeje, aktorja e njohur solli në jetë vajzën e saj të parë, Oonagh, në prill të vitit 2021. Ajo e bëri të ditur lajmin e lindjes së Oonagh në një postim në Instagram, ku shpjegoi se kishte vendosur ta sillte në jetë fëmijën sipas kushteve të saj, pa u ndikuar nga presionet e jashtme.
Çfarë e shkaktoi transformimin dramatik të Donatella Versace ndër vite?! Ekspertët shpegojnë me detaje se…
Në postimin e saj, Amber theksoi:
Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë lajm me ju. Katër vjet më parë, vendosa që doja të bëja një fëmijë dhe ta bëja atë në mënyrën time. Tani kuptoj se sa radikale është për gratë që të mendojnë për një nga aspektet më të rëndësishme të jetës në këtë mënyrë. Shpresoj që një ditë të normalizohet që një grua të mund të ketë një fëmijë pa pasur nevojë për një unazë.
Heard, që është 38 vjeç, ka ndarë shpesh momente të jetës me vajzën e saj, duke e përshkruar veten si “mama dhe baba” dhe si një “mama që bën gjithçka”. Ajo po ashtu festoi ditëlindjen e parë të Oonagh me një postim ku tha:
Oonagh është një vjeç. Nuk mund ta besoj se je këtu. Ky ka qenë viti më i mrekullueshëm.
Tani që Oonagh është tre vjeç, Amber ka vendosur të zgjerojë familjen e saj me një tjetër anëtar. Një përfaqësues i aktores konfirmoi lajmin për shtatzëninë e saj të dytë, duke thënë se është ende herët për të dhënë më shumë detaje, por që Amber është shumë e lumtur për këtë hap të ri të jetës së saj dhe për gëzimin që do të sjellë për vajzën Oonagh.