Amber Heard largohet nga Hollivudi dhe zhvendoset në Madrid bashkë me vajzën e saj

05 maj 2023 | 14:33

Një vit pas mosmarrëveshjes ligjore me Johnny Depp, Amber Heard duket se po jeton jetën e saj më të mirë. Ylli 37-vjeçar ka vendosur të largohet nga Hollivudi dhe po zhvendoset në Madrid.

Ajo duket se i jep përparësi paqes dhe mbrojtjes së shëndetit të saj mendor, duke zgjedhur me vetëdije të qëndrojë larg syrit të publikut pas rastit të shumëkomentuar.

View this post on Instagram

 

A post shared by Amber Heard (@amberheard)

 

Amber Heard nuk përjashtohet që të kthehet në Hollywood në një moment në të ardhmen, sipas një burimi pranë saj. “Unë nuk mendoj se ajo është në një nxitim për t’u rikthyer në punë ose në Hollivud, por ndoshta do ta bëjë, kur të jetë koha e duhur, për filmin e duhur.”

“Heard u largua në heshtje nga Hollywood dhe u transferua në Spanjë me vajzën e saj të vogël, Oonagh. Ajo e njeh gjuhën dhe është e lumtur atje, duke rritur vajzën e saj të vogël, larg gjithë zhurmës”, shkruan Daily Mail.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amber Heard (@amberheard)

 

Edhe pse përfaqësuesit e Amber Heard nuk e kanë komentuar këtë lëvizje, aktorja kalon shumë kohë në Spanjë. Tetorin e kaluar ajo u pa në plazhet e Palma de Mallorca, ndërsa pak ditë më parë luante me vajzën e saj në një park për fëmijë.

Pas përfundimit të betejës ligjore me Depp-in, aktorja shiti rezidencën e saj në Kaliforni në korrik 2022 dhe duket se tani ajo po zgjedh një jetë më të qetë larg flashit dhe publicitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka ndaluar të afërmit, përkatësisht dajën dhe gjyshin e…