Amber refuzoi të merrte 16 mln dollarë gjatë divorcit, tani nxjerr në shitje shtëpinë për t’i paguar dëmshpërblimin ish-bashkëshortit

01 gusht 2022 | 12:19

Disa dokumente të pavulosura të gjykatës tregojnë se si Amber Heard nuk ka pranuar që të marrë një pagesë divorci nga Johnny Depp. Shuma ishte në dhjetëra mijëra dollarë , ndërsa tani ajo është keq financiarisht dhe po shet shtëpinë e saj të dashur në Kaliforni.

Dokumentet në fjalë tregojnë se si 36-vjeçarja ka injoruar udhëzimet e ekipit të saj për paratë që mund të merrte nga ish-bashkëshorti, kur paraqitën kërkesën për divorc në vitin 2016.

“Daily Mail” shkruan se një gjykatës ka refuzuar që këto prova të pranohen gjatë padisë së Depp për shpifje kundër Heard. Në gjyqin që bëri shumë bujë, aktorja e famshme u urdhërua që t’i paguante aktorit të Holliwood-it një total prej 8.3 milionë dollarë.

Kjo për shkak se ajo u shpall fajtore për shpifje, e tani thotë se nuk ka para të mjaftueshme për të paguar gjobën që i është vendosur.

Si pasojë ajo ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Yucca Valley në Kaliforni. Sipas TMZ, rezidenca në fjalë do të shitet për 1.05 milionë dollarë.

Heard dyshohet se e bleu shtëpinë në vitin 2019 përmes një besimi anonim të lidhur me aktoren.

Ka spekulime për aftësinë e Heard për të mbuluar menjëherë dëmet, të cilat përfshijnë miliona dollarë dëmshpërblim. Ajo gjithashtu do të marrë 2 milionë dollarë nga Depp në një kundërpadi, duke i lënë asaj pak më shumë se 8 milionë dollarë për të paguar.

Amber refuzoi të merrte 16 mln dollarë gjatë divorcit, taniAmber refuzoi të merrte 16 mln dollarë gjatë divorcit, taniAmber refuzoi të merrte 16 mln dollarë gjatë divorcit, taniAmber refuzoi të merrte 16 mln dollarë gjatë divorcit, tani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesc Fabregas raportohet se do të shkojë në Itali nesër…