Amber Rose tregon se me kë Jay Z e tradhtoi Beyoncen
29 korrik 2018
| 13:19
Amber Rose derisa ka folur për jetën personale ka zbuluar edhe identitetin e gruas me të cilën beson se Jay Z e tradhtoi Beyoncen. Sipas Roses, ajo është aktorja fituese e çmimit Oscar, Gwyneth Paltrow.
“Definitivisht besoj se Gwyneth Paltrow është gruaja që ishte me Jay Z, apo jo? Ata ishin shokë më parë, ndërsa tani nuk i shoh Paltrow dhe Beyonce së bashku, duket se ajo është gruaja me të cilën ishte Jay Z” ka thënë Rose.
Ndërsa një përfaqësues i aktores ka thënë për “People” se pretendimet e Roses janë absurde dhe 100 për qind false.