“Ambienti” i Pejës bëhet me pesë kamionë të rinj
Kryesuesi i Bordit të “Ambienti-t” në Pejë, Arton Muhaxheri, ka falënderuar GIZ-in gjerman dhe Banka Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimi Evropian, për dhurimin e 5 kamionëve të rinjë për bartjen e mbeturinave.
“Këta 5 kamionë do të jenë në funksion të ndërmarrjes “Ambienti” për t’i shërbyer qytetarët. Kamionët janë fituar si grant fal angazhimit të punonjësve te Ambientit në projektin “Mjedis i pastër”, ka shkruar Muhaxheri në llogarinë e vet ne “Facebook”.
Postimi i plotë i kryesuesit të Bordit:
Në cilësin e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes publike “Ambienti” më lejoni që ta ndaj me ju gëzimin tim personal, të Bordit të Drejtorëve, menaxhmentit dhe secilit punonjes veç e veç që kemi pranuar 5 kamionë për bartjen e mbeturinave, nga GIZ-i gjermanë, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimi Evropian.
Këta 5 kamionë do të jenë në funksion të ndërmarrjes “Ambienti” për t’i shërbyer qytetarët. Kamionët janë fituar si grant fal angazhimit të punonjësve te Ambientit në projektin “Mjedis i pastër”.
Vlenë të theksohet se ky është granti i parë i këtij lloji i fituar për ndërmarrjen “Ambienti” në Pejë.
I gëzofshim!