Ambulanca e fshatit Opterushë në Rahovec pranoi furnizimin e parë me barna
04 janar 2018
| 17:08
Në praninë e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Samir Mustafa, drejtorit të QKMF-së, Jusuf Korenica, kryetarit të fshatit Edmond Kabashi dhe Kryesisë së fshatit, është bërë pranimi i donacionit të parë të medikamenteve për ambulancën e fshatit Opterushë nga Visar Kabashi.
Ky donacion do të vazhdojë për katër vitet e ardhshme me barna esenciale për pacientët. Pranimi i donacionit u bë i mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të kryetarit Smajl Latifi dhe mërgimtarit Visar Kabashi.