AME: Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie

09 gusht 2021 | 11:46

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar për situatën e zjarreve në Kosovë.

Sipas kësaj agjencie, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.

“Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 5 gusht 2021 në komunën e Vitisë, fshati i Ri, ku veprojnë të gjitha kapacitetet në dispozicion të komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna, lokacioni Shtupe, është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Njoftimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…