“AmeriCares” dhuron donacion me medikamente për QKUK-në
01 dhjetor 2021
| 12:46
Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë dorëzuar medikamenti Surfaktant, donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Organizata Ndërkombëtare “AmeriCares”.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, sasia e donacionit kap vlerën prej 84 mijë e 260 dollarë.
“Sasia e donacionit me medikamentin Surfakant “Survanta” është gjithsej 220 shishe në vlerë prej 84 mijë e 260 dollarë. Kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimit me këtë medikament jetëshpëtues”, është thënë në njoftim për medie.