Amerika bën thirrje të çmilitarizohet zona rreth centralit bërthamor Zaporizhia
29 gusht 2022
| 21:33
Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor Zaporizhia.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se administrata e presidentit Joe Biden e mbështet një vizitë të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike (IAEA) në central, shkruan Skynews.
Një mbyllje e kontrolluar e uzinës do të ishte alternativa më e sigurt, shtoi ai.