Amerika e miraton Remdesivirin për trajtimin e sëmundjes Covid-19

23 tetor 2020 | 08:14

Rregullatorët amerikanë miratuan ilaçin anti-viral Remdesivir për t’i trajtuar pacientët me sëmundjen Covid-19 në spitale. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.

“Veklury është trajtimi i parë për Covid-19 që merr miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave”, tha përmes një deklarate kjo agjenci.

Në deklaratë, po ashtu, thuhet se ilaçi u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se Remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve. OBSh-ja tha se bazohet në studimet e saj, por prodhuesi i ilaçit, Gilead, i hodhi poshtë këto gjetje.

Remdesiviri është autorizuar vetëm për përdorim emergjent në ShBA që nga muaji maji.

Së voni, ilaçi i është dhënë edhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka dalë pozitiv me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, Covid-19.

Trump, i cili është diagnostikuar më 2 tetor, është shëruar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vend që ta filtrojë, një maskë elektrike mund ta…