Amerika i “bashkon” deputetët e pushtetit dhe të opozitës
22 shtator 2022
| 08:12
Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një programi të Departamentit të Shtetit.
Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka publikuar një fotografi të takimit të tyre.
“Përherë falënderuese ndaj shtetit amerikan për angazhimin në mbështetje të ndërtimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook të enjten.