Amerika i bën thirrje Izraelit dhe Palestinës t’i mbrojnë civilët
17 maj 2021
| 15:12
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në një vizitë zyrtare në Danimarkë, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Palestinës për t’i mbrojtur civilët.
“Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të shqetësuara nga dhuna përshkallëzuese, qindra njerëz të vrarë ose të plagosur duke përfshirë fëmijë që tërhiqen nga rrënojat”.
“Ne jemi gjithashtu të alarmuar se si gazetarët dhe personeli mjekësor janë vënë në rrezik. Palestinezët dhe izraelitët, si njerëzit kudo kanë të drejtën të jetojnë në siguri”, ka thënë ai, raporton “BBC”-ja.