Amerika i do patriotët, jo servilët
01 prill 2020
| 09:04
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Amerika i do patriotët e jo servilët, aq më pak të korruptuarit. Kështu i shpreh mbrëmë në “Facebook”, aty ku publikoi vendimin e qeverisë për reciprocitet me Serbinë. “Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës, largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit. Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit”, shkroi ai.