Amerika i jep lamtumirën e fundit George Floyd
Familja dhe miqtë e afërt janë mbledhur në Houston ditën e sotme për funeralin e George Floyd, dy javë pas vdekjes së tij në duart e policëve të Minneapolis.
Funerali privat është mbajtur në Shatërvani i Kishës së Falënderimeve në orën 11 të mëngjesit. Ceremonia është transmetuar drejtpërdrejtë.
Duke respektuar distancën sociale, pjesëmarrësit kanë hyrë në kishë me maska mbrojtëse. Çdo personi i është lejuar hyrja vetëm për disa sekonda për t’i dhënë lamtumirën e fundit Floydit, që qëndronte i shtrirë në arkivolin e artë.
Kampioni i boksit Floyd Mayweather ka dalë garant për të gjitha shpenzimet e funeralit të Floyd.
Trupi i tij është ekspozuar para qytetarëve për 6 orë gjatë një mbledhje komemorative në Houston para se të fillojë ceremonia e varrimit
“Dhemb shumë”, tha Filonis Floyd, vëllai i George Floyd i cili nuk mund të ndalte lotët derisa përmendte disa emra para kishës.
“Do të kërkojmë drejtësi, dhe do ta marrim, nuk do të lejojmë që kjo derë të mbyllet”, ka shtuar ai./Voa/