Amerika i premton bukë Kosovës
30 mars 2022
| 08:09
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari, të martën ka raportuar para Komisionit për Ekonomi.
Ajo tha se qytetarët e Kosovës nuk rrezikohen të mbeten pa bukë edhe pse Serbia e ka ndalur eksportin e grurit.
Kurdo që vendi do të ketë nevojë për miell, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë në gjendje ta sigurojnë atë.
“Duke filluar me kërkesën që kemi dërguar tek Ambasada Amerikane dhe tek të tjerët, që të llogaritim në të ardhmen kah vera, vjeshta, sepse nuk u dihet situatave të reja, që të na vendosin në listë”, ka thënë Hajdari.
Derisa sa i përket bllokadës së Serbisë, Hajdari ka thënë se Kosova nuk ka si t’i kundërpërgjigjet Serbisë pasi, sipas saj, nuk ka mallra për t’i ndaluar këtij shteti.