![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/tanke.jpg)
Amerika ia shet Polonisë 250 tanke që kapin vlerën e 6 miliardë dollarëve
18 shkurt 2022
| 15:17
Gazetari amerikan, Steve Herman ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka aprovuar një transaksion për t’ia shitur Polonisë një sasi prej 250 tankesh luftarake dhe armatim që kap vlerën e 6 miliardë dollarëve.
“Shitja për Poloninë e aprovuar nga Departamenti i Shtetit, për 250 tanke luftarake të llojit “M1A2 SEPv3” dhe mjete të tjera që janë të destinuara të kushtojnë 6 miliardë dollarë”, ka shkruar Herman në llogarinë e vet në “Twitter”.
Sale to #Poland approved by @StateDept for 250 M1A2 SEPv3 Main Battle Tanks and related equipment at an estimated cost of $6 billion.
— Steve Herman (@W7VOA) February 18, 2022