
Amerika Jugore ka humbur 3 miliardë zogj nga viti 1970
20 shtator 2019
| 21:24
Amerika Jugore ka humbur rreth 3 miliardë zogj nga viti 1970, kanë thënë shkencëtarët, të gjeturat e të cilëve flasin për një krizë të madhe ekologjike.
Në një artikull të publikuar në revistën “Shkenca”, ekspertët kanë thënë se numri i zogjve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada ka rënë për 29 për qind në 50 vjetët e fundit.
“Shifra e zvogëlimit prej 3 miliardëve ka qenë shokuese për ne”, ka thënë Kenneth Rosenberg, shkencëtar në Universitetin Cornell dhe autori i kërkimit për zogjtë.
Shkencëtarë tjerë kanë thënë se ekzistenca e kafshëve është duke u rrezikuar për shkak të aktivitetit të njeriut.
Mirëpo zhdukja e tyre mund të ketë më pas ndikim të madh te njeriu për shkak të pasojave që mund të ketë ky fakt në ekosistem.