Amerika përgatitet të dërgojë qindra ushtarë në Arabinë Saudite
Administrata e presidentit Donald Trump ka intensifikuar marrëdhëniet e saj të diskutueshme ushtarake me Arabinë Saudite, duke u përgatitur për të dërguar qindra ushtarë në vend në mes të tensioneve në rritje me Iranin, njofton “CNN”.
Sipas dy zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të paidentifikuar, pritet që 500 ushtarë të shkojnë në bazën e Forcave Ajrore, Princi Sulltan, që ndodhet në shkretëtirën lindore të kryeqytetit saudit Al Riad.
Një numër i vogël ushtarësh dhe stafi mbështetës janë në Arabi, dhe janë bërë përgatitjet fillestare për baterinë mbrojtëse raketore “Patriot”, si dhe për përmirësimin e pistës dhe aeroportit, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
Kongresi amerikan nuk është njoftuar zyrtarisht për vendosjen, ndonëse një zyrtar i ka thënë “CNN”-së se atyre u është dhënë informacioni joformal dhe njoftimi pritet javën e ardhshme.
Kongresi do të japë detaje më të sakta në lidhje me angazhimet ushtarake amerikane në rajon që tashmë janë shpallur publikisht.