Amerika shoi zërat konspirativë për marrëveshje të fshehtë
27 mars 2020
| 10:40
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili demantoi se ka një plan sekret për shkëmbim territoresh.
“Deklarata e Departamentit të Shtetit, se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve, shoi zërat konspirativë për ekzistimin e planeve të tilla”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e ShBA-së për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.
Po ashtu, kreu i Nismës ka shkruar se nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është siguri më e mirë dhe do të ishte nder për vendin tonë.
“Kosova është e bekuar me miqësinë e ShBA-së”, ka thënë Limaj.