Amerika vë në gjendje gatishmërie 8 mijë e 500 ushtarë
SHBA ka vendosur 8,500 trupa në gatishmëri pas situatës në Ukrainë, teksa Rusia duket se nuk e ka ndërmend të zmbrapset, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Sipas burimeve të AFP nga Pentagoni, amerikanët kanë ndërruar qasje dhe tani janë të përgatitur të dërgojnë trupa në Ukrainë.
Fillimisht, presidenti amerikan Joe Biden kishte deklaruar se SHBA nuk do të futet me trupa në Ukrainë edhe në rast pushtimi por do të kishte vetëm sanksione të papara, mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar.
“Rusët nuk kanë asnjë qëllim për momentin të ulin tensionet”, thuhet nga Pentagoni.
Rusët kanë vendosur rreth 100 mijë trupa në kufirin Ukrainën derisa situata është e tensionuar. Shumë shtete kanë ndihmuar me armë Ukrainën për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm.
Rusia nuk pajtohet që Ukraina ka ndryshuar kurs duke iu afruar perëndimit dhe me këtë pretekst pushtoi Krimenë më 2014. Gjithsesi, NATO ka bërë të ditur para disa javëve se do të vazhdojë integrimin e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik si Rusia dhe Gjeorgjia, përkundër provokimeve nga Rusia.