Amerikanët dhurojnë pajisje në vlerë 300 mijë dollarësh për ShSKUK-në

05 gusht 2021 | 13:15

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së Covid-19. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Donacionin e dorëzuan, Major Ryan D. Connley, shef i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Major Ryan D. Conley, Atashe i Zyrës.

Pas pranimit të këtij donacioni, ministri Vitia ka thënë se ky donacion tregon se, sa me rëndësi është solidariteti në mes nesh dhe miqve ndërkombëtar.

Sipas tij, këto pajisje të reja do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në punë e tyre.

Major Ryan D. Conley, lavdëroi punën e punëtorëve shëndetësorë, duke shtuar se pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë për të përballuar më lehtë valën e re të mundshme të pacientëve me Covid.

Donacioni përfshinë; ultrazë, monitorë për pacientë, flometra, rregullatorë të oksigjenit, CPAP maska, analizatorë të gazrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksinave…