Amerikanët po thonë: Shqipëria, luftë të fuqishme kundër terrorizmit

17 dhjetor 2021 | 08:52

Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin në botë, thuhet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2020. Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri mund të vijë nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë. Gjithashtu përmenden aktivitetet e sponsorizuar nga Irani drejtuar grupit opozitar iranian Mujahedeen- (MEK), që janë të strehuar në Shqipëri.

Shqipëria, thuhet në raport, përndjek aktet terroriste, duke përfshirë financimin, ndalimin e transaksioneve nga persona nën sanksione nga Kombet e Bashkuara.

Raporti vëren bashkëpunimin e ngushtë të Njësisë së Policisë së shtetit Kundër Terrorizmit dhe përfshirjen e tij në operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm, njofton tvkan.al.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast gjyqësor për ryshfet në jug të Rusisë tregon…