Amerikanët ‘vallëzojnë’ në Olimpiadë, 3 ndeshje me po aq fitore
Kandidati kryesor në Lojërat Olimpike për medaljen e artë në basketboll, pa ndonjë problem e ka mposhtur edhe Puerto Ricon, me rezultat 104-83.
Ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbylli fazën e grupeve me tre fitore, në po aq ndeshje.
Pasi deklasuan Serbinë me 26 pikë diferencë, 110-84, detyrën e bënë edhe ndaj Sudanit duke triumfuar 103-86, para se ta “rehatojnë” edhe reprezentacionin e Puerto Rico.
Duke parë nivelin e basketbollistëve që amerikanët i ftuan për Olimpiadën e Parisit, pak ka gjasa që të mund t’i ndalojë ndonjë shtet.
SHBA-të përfaqësohen nga:
Labron James, Kevin Durant, Stephen Curruy, Jayson Tatum, Anthony Davis, Joel Embiid, Devin Booker, bam Adebayo, Anthony Edwards, Tyrese Haliburton, Jrue Holiday e Derrick White.
Problemin e vetëm që mbase mund ta ketë trajneri Steve Kerr, ka të bëj me atë se se kë ta vendos në parket, e kë ta lë në bankë.
Deri tani në Paris, SHBA-të kanë marr 51 medalje, më shumë se çdo shtet tjetër, prej të cilave 11 të arta, 20 të argjendta dhe 20 të bronzta.
E artë Amerika pritet të jetë edhe në basketboll, me meshkuj dhe femra, pasi janë favoritë absolut.