Amerikanëve u kërkohet të largohen menjëherë nga India
Të gjithë qytetarëve amerikanë në Indi u është kërkuar që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo për shkak të situatës me koronavirusin. India po përballet me një valë të re të rrezikshme të Covid, raportoi 379,257 infeksione të reja vetëm sot, numri më i lartë në botë për statistika ditore.
Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët se aksesi në të gjitha llojet e kujdesit mjekësor po kufizohet shumë. Këshillimi i nivelit 4 “Mos udhëto” është më i larti i këtij lloji, i lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Qytetarët amerikanë që dëshirojnë të largohen nga India duhet të përfitojnë nga opsionet e transportit komercial të disponueshëm tani”.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Indi zyrtarisht tejkaloi 200,000 të Mërkurën, megjithëse ekspertët besojnë se numri aktual mund të jetë shumë më i lartë.
Disa qytetarë kanë raportuar se iu është mohuar hyrja në spitale për shkak të mungesës së shtretërve të lirë dhe hapësirave në urgjenca.
Sot ishte dita më vdekjeprurëse në Indi deri më tani, me 3,645 viktima. Sidoqoftë, numri i vërtetë i të vdekurve mendohet të jetë më i lartë.