Amerikani padit shkollën pasi mësuesja ia preu flokët vajzës së tij

17 shtator 2021 | 09:04

Babai i një vajze shtatëvjeçare, flokët e së cilës i janë prerë nga një mësuese pa lejen e prindërve ka paditur shkollën dhe dy anëtarët e stafit për 1 milion dollarë.

Në padinë e Jimmy Hoffmeyer është thënë se të drejtat kushtetuese të vajzës së tij me racë të përzier janë shkelur.

Ai e ka larguar vajzën nga shkolla.

Një hetim nga distrikti shkollor arriti në përfundimin në korrik se ndërsa mësuesja kishte thyer politikën e shkollës, ajo nuk kishte vepruar me paragjykime racore.

Ajo është qortuar, por lejuar të mbante punën e saj në Shkollën Fillore Ganiard në Mount Pleasant.

Jimmy Hoffmeyer i ka thënë “Associated Press” prillin e kaluar se vajza e tij Jurnee ishte kthyer në shtëpi nga shkolla një ditë me pjesën më të madhe të flokëve në njërën anë të kokës së prerë. Një shok klase kishte përdorur gërshërë për të prerë flokët e gjatë kaçurrelë të Jurnee në një autobus shkollor,ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është…